Tuesday, January 12, 2010

PSE BRE NJERËZ PSE?

A s'më thua o njeri
Pse all-llahun e harrove
Pse nuk shkove rrugës së tij
Por shejtanin e pësove.

Pse harrove amanetin
Në ezel që ia ke dhënë
Pse ti ike prej rahmetit
U mashtrove me dynjan.

Pse su ndale me mendue
Se në këtë botë je udhëtar
A harrove o i mjerë
Para Zotit që ke me dalë.

Në këtë botë ti vetëm punove
Pa menue se ke me vdekur
Fjalët e Zotit i harrove
Se në dhe trupi ka me tu tret.

Po ti dije o vëlla
Për pendim kurr nuk është vonë
Me lot në sy gjith duke qarë
Ktheju Zotit mëshirplotë.

Fytyrën tënde ti ndriçoje
Me namaz dhe ibadet
Jetën me kur'an kaloje
Të jesh i lumtur n'ahiret.

No comments:

Post a Comment