Monday, January 11, 2010

MUHAMEDIT A.S

Errësirë ishte kudo
Injoranca mbretëronte
Kishte humbur çdo arsye
Bota dritën e kërkonte.

Në Mekë n'këtë vend të bekuar
U lind i dashuri i perëndisë
Muhamedi i lavdëruar
Shpëtimtari i njerëzisë.

O Muhamed,o i dërguar
Dritë dhe mëshirë për mbarë njerëzinë
Salavate duke kënduar
Falemdërojmë perëndinë.

Ti je dritë që kurr nuk fikesh
Flakadon-Udhëzim hyjnor
N'zemrat tona gjithmon rritesh
N'ty gjejmë prehje përgjithmonë.

Gjithmon ishe dhe do të mbetesh
Ideal-Shembull për ne
Fjalët tua kurr nuk zbehen
Deri sa të ketë jetë mbi dhe.

No comments:

Post a Comment