Monday, January 11, 2010

O ALL-LLAH I PLOTFUQISHËM

O All-llah i plotfuqishëm na ndihmo në këtë botë
Vështirësitë ti tejkalojmë,zbrit mëshirë o i madhi Zot.

Emri yt i lavdëruar,drita jote përjetësi
O All-llah i madhëruar,zbrit mëshirë mbi këtë njerëzi.

O All-llah i gjithmëshirshëm,na udhëzo në mirësi
Hapi shtigjet e lumturisë,mos na le në errësirë.

Lutjet tona ti drejtojmë,mëshira jote shpress për ne
Vetëm ty t'falemderojmë,Islamin na e zgjodhe fe.

Na nderove me dy drita,me Kur'an e Pejgamber
Muhamedin tonë të dashur,dritë e diell për ymmet.

Rrugës tënde na udhëzoi,vetëm ty të adhurojmë
Me urtësi na këshilloi,Islamin të mos e lëshojmë.

O All-llah mëshirplotë,vetëm ti jep e merr
Na rringjall me njerëy të mirë,me dëshmorë e pejgamber.

O krijues i kësaj gjithësie,toka e qielli t'madhërojnë
Na mundëso që në botën tjetër,nurin tënd ta shikojmë.

No comments:

Post a Comment